Ai tashmë është kthyer në sensacion dhe një nga yjet shqiptarë më të pëlqyer.
Fjala është për reperin nga Drenica, Don Xhon, i cili kohëve të fundit është shpërndarë mjaft shumë edhe në TikTok.
Kjo për shkak të një ‘freestyle’ që bëri bujë gjithandej, duke u bërë trend edhe në gjithë botën.
Dhe së fundmi artisti tregoi në rrjete sociale se për këtë ka kalkuluar 100 milionë shikime në rrjetin e popullarizuar të lartpërmendur.
“100 milionë”, ka qenë mbishkrimi i njërit postim teksa në tjetrin shtoi, “Se thash mos është duke iu ikur e shikoni mirë”.
Për sukseset që ka arritur, Don Xhon ironizoi ditë më parë pasi kërkoi që të mbahen shënime.
Sidoqoftë, ai tani është në përgatitje të këngës së re “Mafia”, e cila do të lansohet brenda pak ditësh. /Telegrafi/