Nëse shpëtoni nga thyerja e qafës, mushkëria e shpuar, mëlçia e dëmtuar dhe lëndime të mundshme në tru, kjo do të ishte mrekulli, apo jo?
Kështu e kanë përshkruar edhe mjekët shpëtimin e Mason Ralphit, i cili u rrotullua nga një makinë e shpejtë.
Britaniku që nuk kishte helmetë, është rrotulluar teksa ngiste makinën në një shëtitore në Greqi, ku ishte për pushime me shoqëri, transmeton Telegrafi.
Forcat e sigurisë e kanë dërguar 20-vjeçin në spitalin gjeneral të Haroklionit në Kretë, me gjendje të rëndë fizike dhe pa vetëdije.
Pas intervenimit kirurgjik, ai e ka marrë vetën dhe së shpejti pritet të kthehet në Britani të Madhe. /Telegrafi/