Babai i Granit Xhakës, Ragipi, ka reaguar me një postim emocionues pas përfshirjes në listën prej 30 lojtarëve për Topin e Artë 2024.
Mbrëmë (e mërkurë) u publikua lista me 30 të nominuarit për Topin e Artë 2024, çmim i cili do të dhurohet më 28 tetor në Paris.
Në këtë listë nuk munguan emra yjesh që shihen si favorit për ta fituar si: Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.
They’re all here!
But… who should win it? #ballondor pic.twitter.com/SrkHBrJtuI
— Ballon d’Or (@ballondor) September 4, 2024
Në listën i përfshirë ishte edhe ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, i cili bëhet shqiptari i parë që gjendet në listën e nominuarve.
Arritja e tij e madhe ka bërë që babai i mesfushorit të Zvicrës, Ragipi, të reagojë me një postim emocionues, duke treguar se ndihet krenar.
Nominated for the 2024 Ballon d’Or
Granit Xhaka @bayer04_en @nati_sfv_asf #ballondor pic.twitter.com/us2l44AAkX
— Ballon d’Or (@ballondor) September 4, 2024
Postimi pa ndërhyrje i Ragip Xhakës
Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or. Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar.
Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite.
Urime Granit, krenaria jonë!
/Telegrafi/