Legjenda e Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov ka vendosur fuqinë e tij të analizave duke bërë parashikimin e tij për sezonin 2019/20 në Ligën Premier.
Ish-sulmuesi i Unitedit argumentoi idetë e tij në lidhje me gjashtë skuadrat më të mira angleze.
Për fat të keq për tifozët që e brohorisnin emrin e tij, Berbatov beson se City do ta fitojë titullin e tretë radhazi dhe se Unitedi do të vazhdojë të mbes në vendin e gjashtë.
“Fatkeqësisht duhet ta them këtë, por mendoj se Manchester City do të jetë përsëri kampion, pastaj Liverpooli. Këto janë dy klubet kryesore”, ka thënë fillimisht Berbatov për Mirror.
“Pastaj mendoj se vijnë Spurs dhe pastaj Chelsea. Them Chelsea sepse i pashë ata të luanin nën drejtimin e Frank Lampard dhe më pëlqen shumë filozofia e tij”.
“Pas tyre sigurisht që vijnë ekipet e zakonshme, Arsenali dhe Man United”.
“Shpresojmë që të shohim dikë nga pjesa tjetër e ekipeve tjera që po vijnë. Për shembull Wolves, më pëlqente shumë t’i shikoja në sezonin e kaluar”.
“Shpresojmë që të mos kenë lodhje pasi ata janë duke luajtur në Evropë”, përfundoi bullgari. /Telegrafi/