Telegrafi

Berat Gjimshiti zbulon se çfarë i tha gjyqtari për penalltinë dhe kartonin e kuq (Video)

Shqipëria ka pësuar në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në stadiumin Elbasan Arena kundër Izraelit me rezultat të papritur prej 3-0.

Lexo po ashtu Penalltitë dhe kartonët e kuq ndëshkojnë Shqipërinë (Video)

Berat Gjimshiti, i cili u skuq me karton të kuq në minutën e 18-të të takimit, pohoi se i vjen keq dhe kërkoi falje, transmeton Telegrafi.

“Më vjen keq që ka ndodhur kjo. Më vjen keq që nuk kam mund t’i ndihmoj skuadrës dhe u kërkoj falje tifozëve. Gjyqtari më tha se këto janë rregullat në rastin e penalltisë dhe kartonit të kuq”, tha Agolli.

Pas kësaj humbje, Shqipëria zë pozitën e katërt me gjashtë pikë të grupit G, ndërsa Izraeli gjendet në vendin e tretë me nëntë pikë. /Telegrafi/