Shqipëria ka pësuar në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.
Kombëtarja shqiptare është mposhtur në stadiumin Elbasan Arena kundër Izraelit me rezultat të papritur prej 3-0.
Berat Gjimshiti, i cili u skuq me karton të kuq në minutën e 18-të të takimit, pohoi se i vjen keq dhe kërkoi falje, transmeton Telegrafi.
“Më vjen keq që ka ndodhur kjo. Më vjen keq që nuk kam mund t’i ndihmoj skuadrës dhe u kërkoj falje tifozëve. Gjyqtari më tha se këto janë rregullat në rastin e penalltisë dhe kartonit të kuq”, tha Agolli.
Pas kësaj humbje, Shqipëria zë pozitën e katërt me gjashtë pikë të grupit G, ndërsa Izraeli gjendet në vendin e tretë me nëntë pikë. /Telegrafi/