Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka lëshuar fushën i lënduar gjatë pjesës së parë ndaj Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës “Katar 2022”, në kuadër të Grupit I.
Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Hungarisë me rezultat minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Armando Broja (80’).
Megjithatë, Shqipëria humbi liderin e mbrojtjes, Gjimshitin, i cili u detyrua ta lëshoj fushën shkaku i dëmtimit në minutën e 30-të të ndeshjes.
Gjimshiti duket se ka dëmtuar kraharorin, por ende nuk ka diçka zyrtare.
Faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka konfirmuar dëmtimin e mbrojtësit të Atalantas, por jo saktësisht se për çfarë bëhet fjalë.
Ylli mbrojtjes kuqezi, Gjimshiti është dëmtuar gjatë pjesë së parë të sfidës ndaj 🇭🇺 Hungarisë dhe aktualisht po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
I urojmë shërim të shpejtë! 🙏🏻 pic.twitter.com/ZSo9WbbU2b
— FSHF (@FSHForg) October 9, 2021
“Ylli mbrojtjes kuqezi, Gjimshiti është dëmtuar gjatë pjesë së parë të sfidës ndaj Hungarisë dhe aktualisht po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore”.
“I urojmë shërim të shpejtë!”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të FSHF-së. /Telegrafi/