Telegrafi

Berardi tashmë ka nënshkruar me Interin?

Interi thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi, të cilin do ta transferojë gjatë verës.

Futbollisti italian më herët ka qenë në bashkëpronësi me Juventusin, mirëpo Neroverdi e blenë kartonin e tij të plotë nga Zonja e Vjetër.

Lexo po ashtu Juve kishte marrëveshje për Berardin, por ai vendosi të qëndronte te Sassuolo

Pastaj ekzistoi edhe një “marrëveshje xhentëlmenësh” që lojtari të transferohej te Bianconerët në verën vitit të kaluar, sidoqoftë ai vendosi të qëndronte në Mapei Stadium.

Tash Il Giornale bën të ditur se Berardi tashmë ka nënshkruar kontratë me Nerazzurrët, e cila do të aktivizohet më 1 korrik.

Gazeta raporton më tej se Suning Group do të shpenzojnë 200 milionë euro para sezonit të ardhshëm në transferimin e lojtarëve te Interi. /Telegrafi/