Telegrafi

Berardi është objektivi kryesor i Milanit për krahun e djathtë të sulmit

Milani janë në kërkim të një sulmuesi për edicionin e ri dhe duket se atë e kanë gjetur brenda kampionatit italian Serie A.

Domenico Berardi është objektivi kryesor i Rossonerëve për krahun e djathtë të sulmit, pasi Junior Messias nuk po e bind trajnerin Pioli për formacionin startues.

Sulmuesi italian ka 11 vite që është pjesë e Sassuolos dhe duket se në verë do ta bëj hapin e madh në karrierë.

Lexo po ashtu Marash Kumbulla bije në grackën e Berardit, ndëshkohet direkt me karton të kuq - Roma po e pëson keq nga Sassuolo

Stefano Pioli e pëlqen jashtëzakonisht shumë lojën e Berardit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

28-vjeçari edhe këtë edicion ka vazhduar shkëlqimin në Serie A, ku në 26 ndeshje zyrtare ka realizuar 12 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Lexo po ashtu Milani po bën përpjekje për transferimin e Berardit

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se tanimë drejtuesit e Milanit kanë kontaktuar drejtuesit e Sassuolos dhe priten negociata në javët e ardhshme për afirmin e lojtarit.

Megjithatë Sassuolo nuk dëshiron ta lë të lirë të largohet reprezentuesin italian pa fituar 30 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/