Telegrafi

Berahino mes skuadrave londineze

Sulmuesi i talentuar anglez, Saido Berahino si duket do ta vazhdoi karrierën e tij tek njëra nga skuadrat londineze.

Anëtari i skuadrës angleze West Bromwich Albion është bërë cak i katër skuadrave nga Londra.

Pasi nuk u largua në afatin kalimtar të janarit, 22-vjeçari këtë gjë do ta bëjë pas kampionatit evropian ku shpreson të marrë pjesë me Anglinë.

Arsenal, Chelsea, West Ham United dhe Tottenham Hotspurs janë skuadrat që kërkojnë talentin anglez.

West Bromwich Albion ka pranuar se do ta lirojë lojtarin tek ajo skuadër që do të paguajë 20 milionë funte për të. /Telegrafi/