Site icon Telegrafi

Beqarja Kim Kardashian shfaqet e mahnitshme nga shtrati e veshur me një trupore ngjyrë rozë

Kim Kardashian dukej se ishte në një humor të mirë teksa po rikthehej në pronën e saj të madhe në Calabasas të enjten mbrëma.

Duke u dhënë ndjekësve një vështrim në veprimet e saj të mbrëmjes, Kim ngarkoi një seri fotosh në dhomën e gjumit në Instagram që e tregonin atë duke u shtrirë me një trupore rozë nga marka SKIMS.

“Një natë drithërash dhe fotografish”, shkroi ylli i KUWTK, 41 vjeç, e cila gëlltiti drithërat e saj të zgjedhur dhe u përpoq të kapte fotografitë e përsosura nga komoditeti i shtratit të saj.

Foto: Instagram

Flokët e zeza të Kim ishin të rregulluara mbrapa dhe të stiluara në një topuz të hijshëm për fotografitë.

Lexo po ashtu Një ditë pas divorcit nga Kim Kardashian, Kanye West fotografohet me të dashurën e re në Miami

Pavarësisht se e kaloi natën në ambiente të mbyllura, themeluesja e SKIMS gjithsesi u sigurua që të kishte një pamje magjepsëse të grimit.

Foto: Instagram

Megjithëse një ‘selfie’ ishte përfshirë në postimin e saj, shumica e shkrepjeve të Kim në Instagram u kapën nga dikush tjetër.

Lexo po ashtu Kim Kardashian zyrtarisht është divorcuar nga Kanye West

Postimet e lumtura të Kimit erdhën menjëherë pasi u zbulua se ajo kishte hequr mbiemrin “West” nga rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Instagram

 

Foto: Instagram

 

Foto: Instagram
Exit mobile version