Telegrafi

Beqaj: Nuk besoj që Hoti ka thënë se brenda një mandati buxheti do të jetë pesë miliardë euro

Anëtari i PDK-së, Besim Beqaj, shprehet se nuk beson që që rivali i tyre nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë se do ta rrit buxhetin në pesë miliardë euro brenda katër viteve. Ai ka thënë se kjo rritje nuk mund të behët asnjëherë brenda një mandati.

“Është ndonjë gabim teknik. Një njeri që njeh rrethanat ekonomike nuk e besoj që e ka thënë se buxheti mund të rritet në pesë miliardë”, ka thënë Beqaj në RTK. “Nëse thuhet se brenda një mandati qeveritar buxheti do jetë pesë miliardë do të thotë se rritja ekonomike do të jetë për 30 për qind. Kjo nuk është e mundur. se PDK ka planifikuar që brenda mandatit qeverisës të bëjë rritjen ekonomike për tetë për qind. Kjo gjë është e mundur”.