Në mungesë të rishikimit të buxhetit, as institucionet qendrore e as ato lokale nuk do të mund të marrin asnjë cent para shtesë për projekte të reja.
Mënyra se si do të zgjidhet problemi, sipas ligjeve në fuqi në situatën e tanishme, është që çdo destinim i buxhetit do të bëhet brenda buxhetit të këtij viti të aprovuar më herët.
Në një intervistë për KTV-në, ministri në detyrë i Financave, Besim Beqaj, ka thënë se të gjithë punëtorët e sektorit publik kanë marrë rrogat e tyre.
Beqaj, që në tetor të 2013-ës kishte thënë se rritja ekonomike do të jetë 4.6 për qind, tash ka thënë se rritja ekonomike nuk mund të kalojë mbi 3 për qind dhe e njëjta do të ndodhë edhe në vitin e ardhshëm.
Megjithëse ka thënë të mos ketë ende një shifër të saktë të rritjes ekonomike, fajtor e ka bërë bllokun opozitar për shkaktim të ngërçit politik, transmeton koha.net. Sa i përket rënies së fluksit në investimet kapitale, Beqaj ka thënë se një nga fajtorët kryesor është prokurimi.
Beqajt nuk i kanë pëlqyer fare kritikat e dhëna nga drejtori i Bankës Botërore rreth zhvillimeve ekonomike dhe energjetike.
KUSHTRIMI MINISTRIA FINANCAVE-0110 from Krenar Thaçi on Vimeo.