Republika e Kosovës sikur çdo vend tjetër, pritet të bëhet me domain shtetëror. Por deri te marrja e këtij domeni është e vështir sikurse për çdo anëtarësim dhe bashkëpunim me organizata të tjera.
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se marrja e domainit për Republikën e Kosovës është çështje politike.
“Çështja e marrjes së domain shtetëror të Republikës së Kosovës është politike. Tashmë e kam ngritur si çështje dhe jemi duke bashkëpunuar me secilin nga akterët në këtë ekosistem”, ka thënë ministri Beqaj.
Ministri Beqaj, në këtë intervistë për Telegrafin ka folur për Strategjinë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi, për mundësitë që kjo ministri iu ofron bizneseve inovative dhe buxhetin e saj. /Telegrafi/