Telegrafi

Beppe Bergomi për largimin e Mauro Icardit: PSG nuk e ka prestigjin e Interit

Beppe Bergomi ka thënë se kalimi i Mauro Icardit te Paris Saint-Germainit nuk ka lënë vend për shqetësim te Interi.

Sulmuesi argjentinas ishte në huazim te skuadra franceze nga Nerazzurët, ndërsa sot e kompletoi përfundimisht kalimin në Paris.

“Interi tashmë e kishte marrë vendimin për Mauro Icardin në vitin e kaluar”, ka thënë legjenda e klubit italian në Sky Sport Italia.

“Duke konsideruar se si situata ka evoluar, Icardi i është bashkuar një skuadre që nuk ka prestigje të madh si Interi, por që ka fituar Ligue 1 dhe mund të fitojë Ligën e Kampionëve”.

“Por, Romelu Lukaku ka treguar formë të lartë dhe ka zëvendësuar Icardin, andaj të gjithë janë të lumtur”, ka shtuar Bergomi.

Icardi kaloi te PSG për 50 milionë euro dhe tetë milionë bonuse, ndërsa 13 milionë janë paguar në verën e kaluar për huazimin e tij. /Telegrafi/