Aftësia e driblimit të Neymarit është diçka që Karim Benzema nuk beson se dikush tjetër i afrohet atij për këto aftësi.
Të dy luajtën në skuadrat e kundërta të derbit El Clasico në Spanjë gjatë kohës së brazilianit me Barcelonën, por kjo nuk e ka ndaluar francezin të respektojë talentin e Neymarit.
Ylli francez e ka cilësuar sulmuesi brazilian të Paris Saint-Germain si dribluesin më të mirë në botë.
“Neymar , dhe kjo është e gjitha”, u përgjigj Benzema kur u pyet nga tifozët në kanalin e tij në YouTube për dribluesit më të mirë sipas tij.
Benzema llogaritej si njëri nga kandidatët kryesor për Topin e Artë të këtij viti, derisa France Football anuloi çmimin për vitin 2020 për shkak të COVID-19.
“Sigurisht që unë mendoj për Topin e Artë”.
“Mendoj që kur kam qenë i vogël, por nuk është një obsesion”.
“Nuk më shtyn mua të çmendem, por kur je konkurrues është normale të mendosh për këtë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/