Telegrafi

Benzema thyen heshtjen dhe tregon se cilin lojtar e përkrah për ta fituar ‘Topin e Artë’

Vazhdon të ketë diskutime në gjithë botën se kush do ta fitoj Topin e Artë në vitin 2024.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë më në mesin e favoritëve dhe bota e futbollit po futet në një epokë të re ku futbollistët e ri po vijnë në shprehje.

Jude Bellingham, Vinicius Junior, Rodri, Dani Carvajal, Ansu Fati, Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Lautaro Martinez janë më së larti të ranguar për ta fituar çmimin më të madh individual.

Ish-fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema ka një futbollist favorit dhe që e përkrah për ta fituar ‘Ballon d’Or’.

Sulmuesi francez ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij te Real Madrid, Vini Jr e meriton ta fitoj Topin e Artë.

“Vini e meriton Topin e Artë për sezonin e tij dhe jo vetëm për atë që ka bërë këtë vit, por edhe atë të mëparshëm, për atë që bën me topin”.

“Mendoj se Vini Jr është një futbollist i kompletuar”, ka thënë Benzema për Marcan. /Telegrafi/