Karim Benzema vazhdon të jetë njeriu kryesor i Real Madrid që prej largimit të Cristiano Ronaldos dhe është kandidat për ta fituar Topin e Artë për vitin 2021.
Derisa është duke bërë paraqitje shumë të mira për Los Blancos, sulmuesi u riftua nga Didier Deschamps te Franca dhe ka deklaruar se që si i ri ka menduar për çmimin prestigjioz individual.
“Është një trofe, të cilin e duan të gjithë lojtarët. Prej se kam qenë i vogël, kam menduar që ta fitoj atë çmim. Nëse i afrohem, kjo është për shkak të bashkëlojtarëve të mi”, ka deklaruar Benzema për TVE.
Ai është pyetur edhe në lidhje me spekulimet për transferimin e Kylian Mbappe në kryeqytetin spanjoll nga sezoni i ardhshëm.
“Më pëlqen që jam me të në ekipin kombëtar. Në të ardhmen, pse jo? Ai është lojtar i shkëlqyer, por duhet respektuar PSG. Gjithmonë e kam thënë dhe do të them përsëri, shpresoj që të luajmë bashkë një ditë”, ka theksuar 33-vjeçari. /Telegrafi/