Telegrafi

Benzema merr një urdhër të prerë nga shteti i Arabisë Saudite, francezi tani është në telashe të mëdha

Karim Benzema është në telashe të mëdha, pasi po kërkon largimin nga Al Ittihad dhe një gjë e tillë nuk po i lejohet atij.

Sulmuesi francez ka prishur raportet tërësisht me trajnerin Marcelo Gallardo i cili e ka përjashtuar nga skuadra dhe vet lojtari ka kërkuar largimin për tu rikthyer në Evropë.

Shumë skuadra të mëdha e duan transferimin e tij, por duket se një gjë e tillë do të jetë e pamundur.

Lexo po ashtu Një klub i madh evropian ka refuzuar transferimin e Karim Benzemas, ata kanë një arsyeje të fortë për këtë

Sipas asaj që kanë raportuar mediat e ndryshme franceze PIF (Fondi Sovran Saudit) ka bllokuar largimin e sulmuesit të njohur francez nga Arabia Saudite.

PIF ka dhënë urdhër të prerë Benzemas që t’i rregullojë raportet me trajnerin Gallardo pasi largimi i tij nga Al Ittihad nuk do të ndodhë, jo së paku në afatin kalimtar dimërorë.

Lexo po ashtu U përfol për rikthimin e tij te Real Madridi, Ancelotti tregon të vërtetën për Benzeman

36-vjeçari tani ndodhet në telashe të mëdha, pasi dëshira e tij e madhe është të largohet, por një gjë e tillë është e pamundur duke marrë parasysh bllokadën që i është bërë.

Benzema iu bashkua skuadrës arabe në verë nga Real Madridi duke nënshkruar një kontratë tre vjeçare nga e cila fiton 100 milionë euro neto në sezon. /Telegrafi/