Karim Benzema fitoi ‘Topin e Artë’ që dhurohet nga “France Football”.
Para tij çmimi Gerd Muller për golashënuesin më të mirë sezonin e kaluar iu dha Robert Lewandowski dhe polaku ishte më i përfoluri pasi mbante një orë që kushton rreth 40 euro. Është një orë dore Unisex Casio Vintage.
Mediat spanjolle vunë re edhe orën e Karim Benzemas, e cila është 6976 herë më e shtrenjtë se ajo që mban Lewandowski.
Kapiteni i Real Madridit mbante një orë ekskluzive, Richard Mille RM 65-01, me një këllëf ari. Ajo orë kushton 300 mijë euro.
Didier Drogba, një nga drejtuesit e ceremonisë, kishte një kopje të ngjashme. Richard Mille i tij kushton 160 mijë euro.
Figo mbante një Hublot Spirit nga Big Bang King Gold Ceramic 642.OM.0180.RX me vlerë 39400 euro.
Kylian Mbappé në anën tjetër kishte një Hublot Big Bang Steel Diamondsqë kushton rreth 15000 euro. /Telegrafi/