Telegrafi

Benzema: Hazard do ishte një blerje e mirë për Realin

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, beson se Eden Hazard do të ishte një blerje e mirë për Los Blancos

Belgu këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka realizuar pesë asistime në 30 ndeshje këtë sezon.

“Hazard është shumë lojtar i mirë”, ka thënë Benzema për Telefoot.

“Nuk kam dëgjuar ndonjë lajm rreth transferimit të tij, por natyrisht që do të ishte një blerje e mirë”.

“Ai është një lojtar që më pëlqen shumë dhe e vlerësoj shumë. Kjo është, i dëshiroj gjithë të mirat”, ka thënë francezi. /Telegrafi/