Sulmuesi francez, Karim Benezma ka thënë se legjenda braziliane Ronaldo ishte modeli i tij sa ishte duke u rritur si lojtar.
Ronaldo konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave që ka fituar një varg çmimesh dhe trofesh gjatë viteve 1990 dhe fillim viteve 2000, duke përfshirë dy Kupa të Botës me Brazilin dhe dy herë Topin e Artë.
Benezma pranon se aftësitë e Ronaldos ishin “një nivel më lartë” dhe thotë se ai mori frymëzim të madh nga ish sulmuesi i Barcelonës dhe Real Madridit gjatë karrierës së tij të hershme.
“Unë e takova, isha me fat që u takova me të në Madrid. Ai ishte modeli im, ai është akoma”, ka thënë Benzema për BeIN Sport në lidhje me idhullin e tij Ronaldo, i cili shënoi 352 gola në 518 paraqitje në klube të karrierës.
“Ai është dikush që më bëri të besoj në vetvete, për të pasqyruar aftësitë që ai shfaqi, jo në të njëjtën mënyrë ose në të njëjtin ritëm, sepse ai ishte në një nivel mbi mua. Por ky lloj sulmuesi është ai që më pëlqen”.
“Ai është lojtari i vetëm nga i cili u përpoqa të marr tre ose katër gjëra. Kështu që kur isha i ri, kjo ishte ajo që e doja vërtet. Unë kisha një video të tij nga sezoni 1996-97 kur ai po luante në Barca”.
“Unë gjithmonë kam dashur të jem një sulmues model. Dikush që di të shënojë, por edhe të organizojë lojë, i cili di të luajë me topin në këmbët e tij. Një prekje, të bëj lëvizje, të qëndroj në zonë. Pak nga gjithçka”, përfundoi francezi. /Telegrafi/