Karim Benzema vazhdon të jetë sulmuesi kryesor i Real Madridit edhe në sezonin e ri, ndërsa të dielën mbrëma ia siguroi fitoren në Sanchez Pizjuan kundër Sevillas.
Goli i tij kishte vlerën e tri pikëve, porse shënoi edhe një arritje individuale, pasi që ishte goli i 20-të brenda vitit kalendarik 2019.
Vetëm katër lojtarë të tjerë e kanë prekur këtë statistike: Lionel Messi, Robert Lewandowski, Kylian Mbappe dhe Sergio Aguero.
Superylli i Barcelonës, Leo Messi, i ka shënuar 20 gola brenda këtij viti kalendarik, mirëpo ai ka munguar në fillimi të këtij sezoni për shkak të lëndimit.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, po ashtu i ka shënuar 20 gola gjatë këtij viti, ndërsa ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski dhe ai i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, kanë shënuar nga një më shumë (nga 21 gola). /Telegrafi/