Telegrafi

Benzema me dukje që të kujton Tupacun në mbrëmjen më të madhe të karrierës së tij

(Foto: Twitter/Getty)

Futbollisti francez, Karim Benzema, ka arritur në ‘Theatre du Chatelet’ në Paris, ku zhvillohet ceremonia e ndarjes së Topit të Artë.

Sulmuesi i Real Madridit është favoriti kryesor këtë vit për ta fituar çmimin më të madh individual që u ndahet futbollistëve.

Dhe për ta shënuar këtë mbrëmje të rëndësishme, ai ka vendosur të shfaqet me stil në arritjen e tij në evenimentin e organizuar nga France Football.

(Foto: Twitter/CBS Sports)

34-vjeçari ka arritur në këtë ngjarje i veshur me kostum të zi dhe këmishë të bardhë, të kombinuar me një jakë të zezë në qafë dhe me syze.

Në rrjetet sociale menjëherë janë bërë krahasimet e kësaj paraqitjeje me atë të Tupac Shakur dhe Benzema është frymëzuar nga ikona e hip-hopit për veshjen e tij në njërën prej mbrëmjeve më të mëdha në karrierën e tij. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Getty/Goal)

 

(Foto: Twitter/Getty)