Telegrafi

Benzema: Di Marizio është gënjeshtar

Benzema nuk pati formë të mirë në fillim të sezonit

Karim Benzema ka akuzuar rëndë ekspertin e transferimeve, Gianluca Di Marzio, duke e quajtur gënjeshtar.

Ishte ai që quhet “babai i Merkatos” që raportoi se Benzema ka negociata me Milanin.

Megjithatë, kjo së pari kaloi me disa ironizime nga menaxheri i Benzemas, Karim Djaziri, i cili publikoi një seri të emotikonëve duke u qeshur.

Tash është vet futbollisti i Real Madridit ai që ka reaguar në mënyrë shumë të ashpër.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social InstaStory e ka akuzuar rëndë Di Marzion duke e quajtur “gënjeshtar”.

“Di Marzio, ti je ai që duhet ta ndërrosh punën. Gënjeshtar”, ka shkruar Benzema në InstaStory.

Më parë kritik ndaj gazetarit të Sky Sport Italias ishte edhe Juan Jesus, pasi e lidhi atë me transferime te Porto dhe Zenit St. Petersburg.

Edhe pse ka akuza të ndryshme, Di Marzio mbetet një prej gazetarëve më kredibil në mediat italiane sa herë vjen periudha e transferimeve. /Telegrafi/