Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është i etur të luajë për Arsenalin para përfundimit të karrierës së tij.
Benzema është lidhur vazhdimisht me një lëvizje në Arsenal që nga koha e tij si një i ri në Ligue 1 me Lyonin.
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, sulmuesi francez është i prirur për një lëvizje në Emirates te Arsenali.
Topçinjtë nënshkruan me bashkëlojtarin e sulmuesit te Franca, Alexandre Lacazette në verë.
Por, duket se Benzema ende ka shpresë për të shkuar në skuadrën të cilën e drejton Arsene Wenger.
Sidoqoftë, nëse është e nevojshme tani, mbetet për t’u parë, por zhvillime në linjën Benzema-Arsenal pritet të ketë. /Telegrafi/