Bentley ka njoftuar se do të sjellë modele të reja të veturave Continental GT dhe Flying Spur në Panairin e automjeteve në Gjenevë që do të mbahet në muajin mars.
Kompania britanike thotë se modelet e reja janë më agresive, në të cilat i ka forcuar motorët, ka bërë ndryshime në interier si dhe ka shtuar teknologjinë më të re, transmeton koha.net.
Sipas tyre, dizajni i ri i rrotave dhe ngjyrat e reja pritet të shtojnë suksesin e dy veturave të reja.
Modeli i ri i Bentley Continental GT do të ketë motor 6.0 l turbo W12 me 590 KF (modeli i kaluar kishte 575 KF). Bentley Flying Spur po ashtu do të ketë motor W12 me 625 KF.
Falë cilindrave të teknologjisë së re, motorët e këtyre dy modeleve do të shpenzojnë pesë për qind më pak. /Telegrafi/