Telegrafi

Bentancur: Conte dhe Allegri janë të ngjashëm

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Rodrigo Bentancur nuk sheh shumë dallimet mes trajnerit Antonio Conte dhe atij të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Bentancur u largua nga Juventusi në fundi të afatit kalimtar të janarit për të nënshkruar me Spurs.

Uruguaiani aty ka gjetur ish-trajnerin e Juves dhe Interin, Conte, dhe ka folur për dallimet e italianit me trajnerin Allegri.

“Ka një ngjashmëri mes Contes dhe Allegrit, pasi të dy kanë vetëm fitoren në mendjen e tyre”, ka thënë fillimisht Bentancur për Sky Italia.

“Reagimi i Contes pas fitores ndaj Cityt tregoi se ai me të vërtetë jeton për futbollin dhe e transmeton pasionin e tij te lojtarët”.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe punoj me të”, përfundoi mesfushori uruguaian. /Telegrafi/