Site icon Telegrafi

Bentaleb rikthehet në Angli, e duan dy skuadra të mëdha

Mesfushori algjerian, Nabil Bentaleb mund të rikthehet në kampionatin anglez.

Pasi është huazuar nga Tottenham Hotspurs te Schalke 04, Bentaleb ka shkëlqyer në futbollin gjerman.

Por e ardhmja e tij duket përsëri në Angli, por jo te Tottenham Hotspurs.

Janë dy skuadrat e njohura angleze, Liverpool dhe Manchester United që po e dëshirojnë yllin algjerian.

22-vjeçari ka shkëlqyer me katër gola dhe katër asistime me fanellën e Schalke 04.

United dhe Liverpool janë të gatshme të shpenzojnë për transferimin e algjerianit në radhët e veta.

Sipas medieve angleze, Tottenham dëshiron ta kthejë në skuadër lojtarin, mirëpo në rast se vije një ofertë prej 25 milionë funteve, atëherë do ta lënë të lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version