Tottenham është në prag të bëjë një goditje të dyfishtë me dyshen e Juventusit, Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur, që së bashku do të kushtojnë 70 milionë euro.
Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio. pretendon se negociatat kanë arritur në një fazë të avancuar dhe tani janë afër përfundimit dhe çdo gjë pritet të mbyllet përpara të hënës.
Bisedimet po ecin shpejt për faktin që drejtori sportiv i Tottenham është Fabio Paratici, i cili gjithashtu ka punuar te Juve dhe ka nënshkruar vetë më parë me këtë lojtarë.
Ai është ai që negocioi transferimin prej 35 milionë eurosh për të marrë Kulusevski nga Atalanta në janar të vitit 2020, por ai mbeti në huazim te Parma për pjesën tjetër të atij sezoni.
Sipas Sky Sport Italia, Spurs janë të përgatitur të marrin suedezin në huazim me një detyrim blerje për një total prej 40 milionë euro.
Detyrimi, megjithatë, do të bazohej nëse Tottenham kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe lojtari bën një numër të caktuar ndeshjes për skuadrën e Ligës Premier këtë sezon.
Sa i përket Bentancur, Aston Villa nuk është më në garë, ndërsa Tottenham ofron 30 milionë euro që përfshirë edhe bonuset të lidhura me performancën.
#Calciomercato I Le offerte del #Tottenham alla #Juventus per #Bentancur e #Kulusevski: le società lavorano ai dettagli👇https://t.co/23xZOt8l5W
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 29, 2022
Juve i detyrohet 30 për qind të shitjes Boca Juniorsit, si pjesë e marrëveshjes para disa vitesh kur ai kaloi në Itali.
Fillimisht ishte 50 për qind, por në kontratë shkruante se ajo ulet në çdo vit sa rri mesfushori në Torino.
Plani është që Bentancur të zëvendësohet me Denis Zakaria, i cili është në muajt e fundit të kontratës me Borussia Monchengladbach.
Oferta nga Juve është 5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse dhe duket se ka marrëveshje mes klubeve.
Një tjetër opsion mbetet Nahitan Nandez i Cagliarit./Telegrafi/