Juventus thuhet se tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me agjentin e Denis Zakaria, kështu që janë duke pritur që Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski të bashkohen me Aston Villa dhe Tottenham.
Sipas Calciomercato.com, marrëveshja është bërë me mesfushorin zviceran Denis Zakaria, i cili ka refuzuar të nënshkruajë një kontratë të re me Borussia Monchengladbach dhe do të jetë lojtar i lirë në qershor.
Juventusi ka paraqitur ofertë zyrtare në vlerë 5 milionë euro, plus 2 milionë euro bonuse, duke mposhtur klubet tjera që kishin synuar të merrnin Zakaria si lojtar i lirë në fund të sezonit, përfshirë edhe Romën.
Tani bardhezinjtë janë në pritje të finalizimit të transferimeve në largim përpara se të marrin Zakarian, teksa afati mbyllet të hënën.
Aston Villa duhet të rrisë ofertën e saj fillestare për Bentancurin, veçanërisht pasi Juve ende i detyrohet Boca Juniors një përqindje për shtijën e tij.
Ndërkohë, Tottenham është favorit për Kulusevski, i cili iu ofrua edhe Milanit dhe Evertonit.
Spurs janë të përgatitur të nënshkruajnë me suedezin si huazim me detyrimin blerje. /Telegrafi/