Nëse Atletico Madrid merr Ismael Bennacer në huazim, atëherë Milani mund të nënshkruajë Adrien Rabiot si lojtarë lirë.
Sot (e premte) është dita e fundit e afatit kalimtar veror dhe marrëveshjet duhet të përfundojnë deri 23:00 me orën tonë lokale.
Kjo po ndez një hov të fundit lëvizjesh dhe ka mjaft objektiva të përbashkëta në tregun italian.
Sipas gazetarit Matteo Moretto, Atletico Madrid ka kërkuar të marrë Bennacer në huazim me një opsion blerjeje në fund të sezonit 2024/25.
🚨🚨🌕 | If Bennacer leaves for Atletico Madrid, AC Milan will try to sign Adrien Rabiot. @86_longo 🇫🇷 pic.twitter.com/PnljdgpGyp
— Milan Matters (@MilanMatters) August 30, 2024
Nëse pranohet dhe do të kërkonte njëfarë pagese, atëherë Calciomercato.com beson se Milani mund t’i drejtohet lojtarit të lirë Rabiot, kontrata e të cilit me Juventusin skadoi më 30 qershor.
Objektivi i tyre i parë ishte Manu Kone i Borussia Monchengladbach, por burime të shumta duke përfshirë Sky Sport Italia dhe Sportitalia këmbëngulin se ai është në prag të bashkimit me Romën. /Telegrafi/