Telegrafi

Beniada shfaqet e mrekullueshme me pozat me bikini nga plazhi

(Foto: Instagram/iambeniada)

Beniada Nishani vazhdon të jetë njëra prej protagonisteve më të dashura të publikut prej se ishte pjesë e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP’.

Që nga përfundimi i programit, ajo ka vazhduar të jetë aktive në rrjetet sociale me publikimin e fotografive që vënë në pah dukjen e saj.

Gjatë të hënës, biondja e bukur i ka shpërndarë disa fotografi në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 410 mijë fansa.

(Foto: Instagram/iambeniada)

Modelja ka pozuar nga plazhi e veshur me bikini duke treguar linjat trupore, teksa ka vënë në plan të parë pjesën e pasme të trupit.

Lexo po ashtu Beniada e mahnitshme me pozat me bikini pranë pishinës

Për të përshkruar këto imazhe, bukuroshja ka zgjedhur thënien: “Kudo që të shkojmë, do të jetë parajsë”.

(Foto: Instagram/iambeniada)

Kujtojmë që Beniada arriti deri në finale të spektaklit televiziv, ‘Big Brother VIP’ dhe mes tjerash veçohej edhe për dukjen e saj. /Telegrafi/