Beniada Nishani vazhdon të jetë një prej pjesëmarrësve të pëlqyera të edicionit të parë të ‘Big Brother VIP’.
Modelja arriti deri në finalen e spektaklit televiziv duke arritur të fitojë simpatinë e shikuesve.
Biondja e popullarizuar ndiqet nga më shumë se 410 mijë ndjekës në Instagram, ku shpërndan imazhe që vënë në plan të parë bukurinë e saj.
Ndërkohë që vazhdon të marrë vëmendje pas përvojës në ‘BB VIP’, ajo është duke u marrë me projekte të reja në Tiranë në fushën e moderimit.
Gjatë të hënës, Beniada është bërë nostalgjike duke publikuar në InstaStory disa fotografi nga fëmijëria. /Telegrafi/