Në Itali ajo njihet me mbiemrin e të ëmës Jakiç, por në fakt mbiemri i saj është Nishani dhe është mbesa e ish presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.
E lindur në Durrës në vitin 1991, Beniada Jakiç është një nga shqiptaret më të njohura përtej Adriatikut.
Modelja dhe aktoria shqiptare e cila ka marrë pjesë edhe në disa emisione televizive në Itali si “Le Iene” etj, po spikat me bukurinë dhe format e saj superseksi.
Së fundmi Beniada ka pozuar me fanellën e Juventusit që është edhe skuadra e saj e zemrës.
Fotot janë realizuar për kalendarin hot të revistës GQ me Beniadën që falë orgjinalitetit dhe fytyrës së saj ëngjëllore ka bërë xhiron e mediave rozë në Apenine.
Ajo u bë e njohur së fundmi me imazhet e saj super joshëse të publikuar në rrjetet sociale dhe mediat e ndryshme.
Beniada besohet se është pa të dashur aktualisht. /Supersport/