Bukuroshja e edicionit të parë të ‘Big Brother VIP Albania’, Beniada Nishani, ka folur për çiftin Jori Delli dhe Fred De Palma.
E ftuar në Wake Up të Top Channel, ajo është shprehur se krijojnë një çift shumë të bukur dhe shkojnë shumë bashkë.
Ndoshta pamja e reperit apo dhe tatuazhet e bëjnë të duke më të egër apo të fortë, por sipas Beniadës, ai ka një zemër shumë të mirë.
Beniada: Unë mendoj se janë një çift shumë i bukur, shkojnë shumë bashkë. Fred De Palma është një nga artistët më të mirë italian dhe mos e shikoni nga pamja, nga tatuazhet!
Blendi Salaj: Po nga ta shohim?
Beniada: Nga zemra, ndonjëherë pamja të gënjen. Tatuazhet e bëjnë të duket pak më të fortë, por ka një zemër të mirë dhe bashkë janë një super çift.