Telegrafi

Beniada i bën dedikim Beatrixës për Shën Valentin, i kërkon edhe Donaldit që t’i bashkëngjitet

(Foto: Screenshot/Instagram/TopChannel)

Beniada Nishani i ka kërkuar Donald Veshaj që t’ia urojnë ditën e të dashuruarve ish-banores sw Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj.

Gjatë bashkëbisedimit, modelja i ka thënë aktorit: “A ti themi gëzuar Shën Valentini, Trixës”, ndërkohë që Donaldi ka hezituar.

Dhe pasi bukuroshja ka thënë do t’i themi nga ana ime, aktori ka pranuar duke thënë: “Patjetër”.

(Foto: Screenshot/Top Channel)

“Unë dhe Donaldi i çojmë një përqafim shumë të madh një vajze speciale që unë e dua shumë që quhet… Trixa”, ka thënë Beniada.

Lexo po ashtu Donaldi rrëfen momentet më emocionuese në Big Brother VIP, në mesin e tyre edhe puthja e parë me Beatrixën

Ndërkohë, Donaldi ka vazhduar me shaka duke ndërhyrë te pjesa ‘speciale’ që e krahasonte me ofertat për pica.

Megjithatë, biondja e njohur e BBV ka vazhduar me këmbëngulësi të bëjë dedikimin e saj duke thënë në fund: “Të duam” për këngëtaren. /Telegrafi/