Goncalo Ramos ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Benficas dhe largimi i tij duket i sigurt këtë verë.
Top klubet evropiane si Manchester United, Bayern Munich, Real Madrid, PSG dhe së fundmi Newcastle United janë vënë pas tij.
Sulmuesi portugez ka shkëlqyer këtë sezon duke zhvilluar 47 ndeshje zyrtare derisa ka realizuar 27 gola dhe ka asistuar në 12 të tjerë.
Duke parë se klauzolën e tij prej 120 milionë eurove nuk është gati ta paguaj asnjë skuadër, Benfica ka vendosur t’i caktoj një çmim të ri lojtarit.
Sipas asaj që ka njoftuar gazeta portugeze A’Bola, kampioni në fuqi i Portugalisë është gati ta lejoj largimin e Ramos për 80 milionë euro.
Gjiganti portugez është gati ta shes yllin e tyre 40 milionë euro më pak se klauzola aktuale që ka Ramos në kontratën e tij.
Gjithsesi për momentin ende asnjë nga skuadrat e mëdha nuk ka bërë hapa para, derisa Newcastle pritet që në fillim të javës së ardhshme të dorëzojë një ofertë për të.
Reprezentuesi portugez ka bërë të qartë se dëshiron të bëj një hap para për tu transferuar në një kampionat më të fortë se ai vendor. /Telegrafi/