PSG ka mposhtur Juventusin me rezultat 2-1, por nuk i ka mjaftuar për të kaluar tutje si e para e grupit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi Benfica fitoi 6-1. Zonja e Vjetër përfundoi si e treta dhe do të vazhdojë të luajë në Ligën e Evropës.
Me të filluar ndeshja PSG ka kaluar në epërsi ndaj Zonjës së Vjetër.
Një bashkëveprim i bukur mes Lionel Messit dhe Kylian Mbappes, ka bërë që ky i fundit me një gjuajtje të bukur të shënojë për 1-0.
https://twitter.com/_Livegoals_/status/1587915353522315264
Goli që hapi ndeshjen e bëri edhe më interesante në vazhdim, pasi Zonja e Vjetër u lëshua në sulm.
Pas disa rasteve të mira për shënim erdhi edhe goli i barazimit.
Një aksion i bukur nga e djathta, me një top që e gjen Juan Cuadradon i cili me kokë pason te Leonardo Bonucci i cili shënoi për 1-1.
🚨 Juventus goal vs PSG 🔥🔥 #UCL #JUVPSG #ChampionsLeague https://t.co/ldcSiToobt
— FootyVideos™ (@Fo0tballVideos) November 2, 2022
Edhe pjesa e dytë doli të jetë e bukur, pasi të dy skuadrat donin fitoren.
PSG ktheu epërsinë në minutën e 69-të, kur i sapo futuri në lojë Nuno Mendes shënoi për 2-1.
🚨 PSG second goal vs Juventus 🔥🔥 #UCL #JUVPSG #ChampionsLeague https://t.co/AeQTiCNTX3
— FootyVideos™ (@Fo0tballVideos) November 2, 2022
Juventusi barazoi shifrat në 2-2 me Manuel Locatellin, por në momentin e nisjes së aksionit italiani ishte në pozitë jashtë lojë.
Humbja nuk i pengoi Juventusit të vazhdojë në Ligën e Evropës, pasi që Benfica e mposhti Maccabi Haiffan me rezultat 6-1, për t’i lënë izraelitët në pozitën e fundit, e vetë për të kaluar në pozitën e parë.
Benfica dhe PSG kishin pikë të barabarta, rezultatet të njëjtë në ndeshjet mes tyre, gola të shënuar njëjtë dhe gola të pranuara njëjtë.
Por portugezët kishin më shumë gola të shënuara si mysafir dhe në bazë të këtij rregulli kalojnë tutje. /Telegrafi/