Site icon Telegrafi

Bënë paqe me njëri-tjetrin, Stresi për Xhulin: Do ta respektojë si motër, këta jemi ne që dimë t’i ulim edhe gjakrat

Stresi dhe Xhuli Nura deri më tani kanë qenë ndër rivalët më të mëdhenj në Big Brother VIP Kosova.

Ata së fundmi kanë ulur gjakrat me njëri-tjetrin dhe kanë bërë një paqe, duke rënë dakord që të kenë një raport të mirë.

Në lidhje me këtë, banorët e tjerë janë shprehur të revoltuar duke qenë se ata kanë sharë njëri-tjetrin që nga fillimi.

Foto: Screenshot/YouTube

Por, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tha se pavarësisht të gjithave, Xhulin e respekton si motër dhe se nëse është mundësia kështu do të jenë deri në fund.

“Një vajzë që realisht nga dita e tretë kemi shkuar shumë keq, edhe realisht dhe familjet e tona janë ndjerë keq. Le ta marrin për strategji. Ky është mendimi im do ta respektoj Xhulin si një motër edhe gjithmonë çfarë kemi kaluar, këta jemi ne që dimë t’i ulim gjakrat dhe do të shkojmë kështu deri në fund nëse është mundësia”, u shpreh reperi.

Lexo po ashtu Artani për Stresin dhe Xhulin: Të veshur me rroba të moralistit, brenda ka gënjeshtra e shantazhe

Artisti nga Shqipëria mes tjerash ditën e sotme (e hënë) ia dedikoi dhe një këngë modeles nga Drenica. /Telegrafi/

Exit mobile version