Mbrojtësi i njohur, Medhi Benatia që po bën karrierë aktualisht në Katar, ka thënë se Max Allegri e ka detyruar të largohej nga Juventusi, ndërsa tutje ai foli edhe për Pep Guardiola që e kishte trajner te Bayern Munich.
Benatia u largua nga Juve për te klubi nga Katari, Al-Duhail në janar të vitit 2019, por sipas tij kjo është bërë pasi Allegri nuk i mbajti premtimet.
“Ai është një trajner i shkëlqyeshëm dhe njeri i mirë. Unë nuk kam pasur probleme me të ose me askënd tjetër. Ai thjesht nuk mbajti premtimet”, , ka thënë mbrojtësi për Goal.com.
“Gjatë një turneu përgatitor në SHBA, ai më tha që status do të ishim Chiellini dhe unë, mndërsa Bonucci do të duhej ta rifitoj vendin e tij”.
“Sapo shënova dy herë në Finalen e Kupës së Italisë dhe po flisnim për rinovimin tim. Pastaj e gjeta veten në stol dhe katër ndeshja nuk luaja fare”.
“Ndjehesha shumë keq dhe thashë që nuk do ta luaja kurrë për Juven sa të isha aty”, tregon Benatia.
Sidoqoftë, ai e bën të qartë se nuk kishte inate me klubin dhe veçanërisht Cristiano Ronaldon.
“Marrëdhënia ime me klubin është e shkëlqyeshme. Unë ende dëgjohem me disa prej tyre”.
“Ronaldo është absolutisht numër një, si lojtar dhe si person. Truri i tij është më i shpejtë se i gjithë të tjerëve”.
“Jam i lumtur që jam shoku i tij dhe i uroj të gjitha të mirat”.
33-vjeçari që ka luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolas te Bayern Muniche ka këshilluar ish-klubin e tij që të mbajë Maurizio Sarrin.
“Si do e shihja Guardiolan një dite te Juve? Mund te ishte sigurisht profili i duhur, por edhe Sarri ka ide të shkëlqyera futbollistike. Këtë vit, ndoshta, ka qenë paksa më e komplikuar për Juven, por ndryshimi kërkon durim”.
“Ai (Guardiola) është taktikisht trajneri më i mirë në botë”.
“Por unë nuk më pëlqeu shumë në [sa i përket] marrëdhëniet me lojtarët, nga kjo pikëpamje ai nuk më bëri përshtypje”, ka thënë Benatia. /Telegrafi/