Telegrafi

Ben Godfrey me katër oferta para vetës, e duan skuadrat e mëdha italiane dhe ato gjermane

Ben Godfrey. (Photo by Joe Giddens/Pool via Getty Images)

Ben Godfrey është njëri nga mbrojtësit me paraqitjet individuale më të mira këtë edicion në elitën e futbollit anglez.

Qendërmbrojtësi i Norwich City ka bërë ndeshje të mëdha individuale, edhe pse njëjtë nuk mund të thuhet për skuadrën e tij që është në rrugë të mirë për tu rikthyer në Championship.

Megjithatë paraqitjet e tij këtë edicion kanë qenë shumë të mira dhe nuk kanë shkuar pa u vënë re nga skuadrat e mëdha.

Goal.com ka raportuar se për mbrojtësin anglez kanë ardhur katër oferta nga skuadrat e mëdha jashtë kampionatit anglez.

Ben Godfrey . (Photo by Henry Browne/Getty Images)

Roma dhe Milan janë dy gjigantët italianë që kanë shprehur interesim për transferimin e lojtarit.

Megjithatë për të oferta raportohet se kanë bërë edhe dy skuadrat tjera të mëdha gjermane RB Leipzig dhe Borussia Dortmund.

22-vjeçari shihet si mbrojtës me të ardhme të ndritur dhe kjo është arsyeja që ekipet e mëdha duan angazhimin e tij.

Anglezi që ka zhvilluar 26 ndeshje këtë edicion në Ligën Premier, mund të largohet nga Norwich nëse paguhet një shumë prej 10 milionë eurove për të. /Telegrafi/