Andrea Belotti ka arritur marrëveshje trevjeçare me Romën që pritet të nënshkruhet porsa Eldor Shomurodov ta kompletojë transferimin te Bologna.
Ish-sulmuesi i Torinos është lojtar i lirë prej se i skadoi kontrata më 30 qershor dhe është lidhur me klube të shumta gjatë kësaj vere.
Giallorossët ishin më të interesuar për italianin dhe Sky Sport Italia e Sportitalia raportojnë se tashmë është arritur marrëveshja mes palëve.
Belotti do të përfitojë rreth 2.8 milionë euro në sezon plus bonuset dhe shtesat, ashtu që paga e tij mund të arrijë deri në 3.5 milionë euro.
28-vjeçari mund t’i bashkohet Romës vetëm pasi Shomurodov të lirohet. Ai pritet t’i bashkohet Bolognas si huazim me opsion blerjeje. /Telegrafi/
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) August 1, 2022