Shpenzimet e mëdha të Milanit për këtë verë nuk kanë të ndalur.
Tashmë sipas Gianluca Di marzio është Andrea Belotti ai që mund të quhet lojtar i Milanit.
Torino po kërkon 80 milionë euro plus M’Baye Niang dhe Gabriel Palettan, por Rossonerët janë të bindur se marrëveshja mund të mbyllet me 60 milionë euro plus këta dy lojtarë.
Ky do të jetë transferimi i radhës për Milanin që ka qenë klubi më aktiv në afatin kalimtar.
Deri tash Rossonerët kanë shpenzuar mbi 200 milionë euro për lojtarë të rinj dhe Belotti e kompleton formacionin e Milanit duke bërë sulmin me klas botëror. /Telegrafi/