Site icon Telegrafi

Belluci, në moshë 50 vjeçare nis romancë të re

Aktorja 50 vjeçare Monica Bellucci, e cila i ka dhënë fund martesës së saj, ka shuar kureshtjen e mediave në lidhje me ndonjë romancë të re.

Ajo ka konfirmuar se nuk është vetëm, e ndërsa ndarja me aktorin Vincent Cassel ishte si pasojë e dy palëve.

“Kush tha se jam vetëm?”, iu përgjigj pyetjes se si shkon jeta e saj private pas ndarjes me ish-bashkëshortin, babanë e dy vajzave të saj.

Gjatë një interviste për revistën GQ Italia, aktorja ka folur edhe për përfundimin e lidhjes me Cassel.

“Kur ndahesh nuk është asnjëherë faji i vetëm i një personi. Kur diçka ndërpritet, nuk ekziston më. Është një rrugë ndryshe që personat nisin dhe që çon shpesh në marrjen e vendimeve të dhimbshme, por që ndihmon të rritesh”, është shprehur Monica. /Telegrafi/

Exit mobile version