Telegrafi

Bellingham u thotë bashkëlojtarëve të Dortmundit se dëshiron të luajë për Real Madridin

Ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham, pëlqehet pothuajse nga çdo ekip në Evropë, por ai dëshiron të luajë për Real Madridin. Mesfushori 19-vjeçar duket se do të largohet nga futbolli gjerman këtë verë, pavarësisht përpjekjeve të Dortmundit për ta mbajtur atë, dhe do të ketë zgjedhjen e tij nga skuadrat më të mira evropiane.

Shumica e raportimeve kanë Real Madridin që konkurron me Liverpoolin dhe Manchester Cityn për nënshkrimin e Bellingham.

Por, sipas Santi Aouna nga Footmarcato, Bellingham u ka thënë shokëve të tij të Dortmundit me besim se një ditë dëshiron të veshë fanellën e bardhë të Real Madridit.

Lexo po ashtu Nga Gvardiol, Bellingham dhe Barella – zbulohet lista e dëshirave me nëntë blerjet që synon Liverpooli

Një pjesë e arsyes për këtë është se Zinedine Zidane është idhulli i tij dhe ai do të donte të ndiqte hapat e tij. Sipas Aouna, babai i Bellingham u takua me shefin e rekrutimit të Real Madridit, Juni Calafat në Londër në Royal Harbour Hotel, përpara ndeshjes së Dortmundit në Ligën e Kampionëve me Chelsean.

Babai i Bellingham u ftua gjithashtu të ulej në të njëjtën zonë me Zidane për finalen e Ligës së Kampionëve verën e kaluar, pasi Los Blancos mposhtën Liverpoolin 1-0 në finale.

Lexo po ashtu Real Madridi i kërkon Bellinghamit të shtyjë për 12 muaj largimin nga Dortmundi

Kjo nuk është aspak vendimtare, por funksionon shumë në favor të Real Madridit, pasi ata përpiqen të sjellin reprezentuesin anglez.

Nëse Zidane është i përkushtuar t’i ndihmojë ata ta bëjnë këtë, kjo do të ndihmojë vetëm Florentino Perez dhe Calafat në detyrën e tyre. /Telegrafi/