Telegrafi

Bellingham i paarritshëm, Liverpooli tenton transferimin e Gravenberch

Ryan Gravenberch do të largohet nga Bayern Munichu vetëm pas një viti qëndrim në Allianz Arena.

Mesfushori holandez u bashkua me shumë bujë me gjigantin gjerman në verën e vitit 2022 nga Ajax, por ai nuk ka arritur të bëhet një titullar te Bavarezët.

20-vjeçari pritet të ndryshojë skuadër gjatë verës dhe e ardhmja e tij është na Angli, ku Liverpooli ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Jude Bellingham është objektivi kryesor i The Reds, por anglezi duket i paarritshëm për faktin se kushton mbi 150 milionë euro.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të shikojnë mundësinë për transferimin e Gravenberch, pasi holandezi i përshtatet stilit që luan Klopp.

Lexo po ashtu Përkundër se nuk po luan te Bayerni, Gravenberch thotë se është i qetë dhe pret rastin

Reprezentuesi holandez dëshiron të luaj më shumë, pasi këtë edicion me Bayernin ka vetëm 26 ndeshje me një gol e një asistim.

Bayern është gati ta lejoj largimin e tij nëse vije një ofertë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/