Legjenda spanjolle e Real Madridit, Jose María Gutierrez apo i njohur vetëm si Guti foli për mesfushorin Jude Bellingham në programin ‘El Chiringuito’ të prezantuar nga Josep Pedrerol.
Ish-futbollisti 46-vjeçar, i cili ka luajtur nga viti 1995 deri në vitin 2010 në ekipin e parë të Real Madridit, ka analizuar ‘fenomenin’ Bellingham.
Sipas Gutit, ylli anglez është i vetmi lojtar që ka kuptuar se froni i më të mirit është i lirë dhe po shkon drejt tij.
“Tifozët e Madridit e duan shumë Bellinghamin sepse ai donte të vinte në Real Madrid. Pas polemikave që ka pasur me një lojtar tjetër…”, ka thënë fillimisht Guti.
“Bellingham po luan disa ndeshje të jashtëzakonshme”.
? “BELLINGHAM es el ÚNICO que se ha dado cuenta de que el TRONO de MESSI y CRISTIANO está libre…
… y VA a por ÉL” ?#Guti, maravillado con el inglés #ChiringuitoBellingham. pic.twitter.com/YpFjNezSfS
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 9, 2023
“Ishte froni i Vinicius, Mbappe, Haaland… Por, Bellingham është i vetmi që e ka kuptuar se froni i Messit dhe Cristianos është i lirë… dhe ai po shkon drejt tij”, përfundoi legjenda e Real Madridit.
Ndryshe, Bellingham e ka nisur këtë sezon në mënyrë të përkryer duke shënuar tetë gola nga tetë ndeshje në La Liga dhe dy gola në dy ndeshje në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/