Telegrafi

Bellerini vazhdon të kërkohet nga Guardiola (Foto)

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke e ndjekur mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin.

Mediat britanike shkruajnë se tekniku spanjoll është duke e shqyrtuar mundësinë që t’i hyjë garës për ta blerë Bellerinin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet e lojtareve

Lojtari në nëntorin e vitit të kaluar, ka nënshkruar kontratë të re gjashtë vjeçare me ‘Topçinjtë’, edhe pse Bellerini prej kohësh kërkohet nga Barcelona.

Por, Guardiola është i interesuar për mbrojtësin 21 vjeçar të cilin synon ta blejë verën që vjen.