Juventusi është i gatshëm të bëjë një ofertë serioze për Hector Bellerinin.
mbrojtësi i djathtë spanjoll është kërkuar gjatë verës, por tani është ai vetë që ka kërkuar një aventurë të re, shkruan Guardian.
Bellerin kërkohet edhe nga klube si Manchester City dhe Barcelona.
Juve është gati të ofrojë 45 milionë euro te Arsenali për lojtarin.
Spanjolli mund ta mendojë seriozisht një kalim në Serie A, pasi te Arsenali nuk po arrin të tregojë vlerat e tij.
Skuadra nuk është në formën e duhur dhe shumë shpesh për këtë është drejtuar gishti kah mbrojtja.
Bellerin është futbollist që ka dal nga akademia e Barcelonës. /Telegrafi/